Izraeli do të rrisë sulmet në Siri kundër forcave të lidhura me Iranin
Izraeli do të përshkallëzojë luftën ndaj forcave të lidhura me Iranin në Siri, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërheqin trupat nga Siria, ka bërë me dije të enjten kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë edhe më agresive kundër përpjekjeve të Iranit për t’u vendosur në Siri”, ka thënë Netanyahu në një deklaratë, raporton “Reuters”.
“Ne nuk do t’i zvogëlojmë përpjekjet tona, do t’i intensifikojmë ato dhe e di që ne këtë e bëjmë me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara”, ka theksuar ai.
Ndërsa, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar përmes një videoje të postuar në llogarinë e vet “Twitter” se të gjitha trupat amerikane po tërhiqen nga Siria.
Trumpi ka thënë se trupat tërhiqen pasi grupi militant Shteti Islamik është “mposhtur”.
Pentagoni ka theksuar se po kalon në një “fazë tjetër të fushatës”, por nuk dha detaje.