![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/ambasadori.jpg)
Izraeli emëron ambasadorin për Kosovë
28 dhjetor 2021
| 18:07
Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka emëruar shtatë ambasadorë të rinj në mesin e tyre edhe ambasadorin për Kosovë.
Sipas gazetës “Jerusalem Post”, ambasadori i emëruar i Izraelit për Kosovë është Tamar Ziv.
Më 1 shkurt të këtij viti Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike si derivat i Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, në të cilën Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës.
Kosova ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem dhe e ngarkuara me punë atje është Ines Demiri.