IZRAELI ËSHTË ALEATI DHE MIKU I MADH I POPULLIT SHQIPTAR TË KOSOVËS

10 tetor 2023 | 12:21

Ismet Sylejmani

Populli dhe shteti i Izraelit është miku dhe aleati i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar!

Izraeli është miku dhe aleati më i madh në botë i aleatit dhe mikut tonë më të madh në planet, Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Izraeli kurrë në historinë e Tij nuk ka qenë kundër Shqipërisë e Kosovës në veçanti dhe popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar në përgjithësi!

Personalitetet e mëdha politike, kombëtare dhe shtetërore të fuqishme nëpër botë e veçanërisht në SHBA, me prejardhje hebreje që kanë luajtur rol vendimtar në luftën për liri e çlirim të popullit shqiptar të Kosovës, por edhe bombardimin e armikut tonë shekullor, Serbinë pushtuese, janë edhe izraelitët: Sekretarja Amerikane e Shtetit, Zonja Madeleine Albright, Gjenerali Amerikan Wesley Clark, Kongresmenët Amerikan Tom Lantos dhe Eliot Engel etj.!

Të gjitha ato shtete që i kanë bombarduar pushtuesit tanë, të gjitha ato shtete që na kanë ndihmuar, të gjitha ato shtete që na kanë qëndruar afër e të gjitha ato shtete që na kanë njohur si shtet dhe na kanë pranuar në sofrën e Tyre, e kemi për borgj, t’i duam, t’i përkrahim, t’i mbështesim, të ju gjendemi afër në gëzime e hidhërime, Izraeli është brenda kësaj vorbulle të artë për popullin, Atdheun dhe Kombin tonë, prandaj lutemi dhe fuqishëm jemi në anën e Izraelit, dënojmë sulmet terroriste të palestinezëve!

Prishtinë, 9 Tetor 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali pas plot tetë vitesh arriti të mund Manchester Cityn…