Izraeli evakuon banorët e qytetit pranë kufirit me Libanin
20 tetor 2023
| 08:35
Izraeli ka njoftuar një plan evakuimi për banorët nga Kiryat Shmona, një qytet në distriktin verior të Izraelit që kufizohet me Libanin.
Banorët e qytetit afër kufirit, përtej të cilit trupat izraelite dhe militantët në Liban kanë shkëmbyer zjarr, do të zhvendosen në bujtina të subvencionuara nga shteti, tha ministria, transmeton Telegrafi.
Kiryat Shmona ka një popullsi prej më shumë se 20 mijë banorësh dhe është rreth ndan kufirin me një vijë prej 1.6 kilometrave.
Në fillim të kësaj jave 28 komunitete brenda dy kilometrave nga kufiri u evakuuan nga Izraeli.
Libani është vendi ku operon Hezbollahu.