Izraeli, Evropës: Jeni shënjestra e radhës e Hamasit

25 tetor 2023 | 08:09

Derisa në Rripin e Gazës vijojnë bombardimet që disa ditë, Izraeli ka dhënë paralajmërimin edhe për Evropën.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha në OKB se Evropa do të jetë objektivi i ardhshëm i Hamasit. “Evropa do t’i ketë terroristët te dera”, tha ai.

Ndërkohë që dje Këshilli i Sigurimit i OKB-së kundërshtoi Rezolutën e Rusisë që bënte thirrje për armëpushim humanitar në Gaza, vetëm katër vende iu bashkuan Rusisë në votimin për rezolutën – Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mozambiku dhe Gaboni. Katër vende votuan kundër – Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Japonia. Gjashtë vendet e tjera abstenuan.  Ata që votuan kundër ose abstenuan, theksuan mungesën e përmendjes së Hamasit dhe dështimin për ta dënuar sulmin e 7 tetorit të grupit ndaj Izraelit.

Rezoluta e Rusisë  shprehte “shqetësim të madh” për përshkallëzimin e dhunës dhe përkeqësimin e situatës, veçanërisht referuar viktimave te shumta civile, duke nënvizuar nevojën që të dy popullatat të mbrohen. “Duke mos dënuar Hamasin, Rusia po mbulon një grup terrorist që brutalizon civilët e pafajshëm. Është hipokrite dhe e palogjikshme”, tha përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në OKB. /A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, derisa…