Izraeli fiton Eurovisionin, Shqipëria e 11-ta
13 maj 2018
| 00:54
Shqiptarja që pëfaqësoj Qipron greke merr vendin e dyte, ndërsa Shqipëria zuri vendin e 11-të.
Fitues i këtij edicioni të Eurovizioni në Lisbonë u shpall këngëtarja izraelite Netta me kengen “Toy”, e përzgjedhur nga votat e jurisë së 43 shteteve dhe një pjesë nga votimi i publikut.
Në vend të dytë u rendit këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqësonte Qipron me këngën “Fuego”.
Shqipëria me përfaqësues Eugent Bushpepën u rendit në vend të 11 me 184 pikë, ndërkohë Italia me përfaqësues Ermal Metën dhe Fabricion Moron në vend të katërt.
Vitin e ardhshëm Eurovizion do të realizohet në Izrael.