Izraeli godet ‘fuqishëm’ Hezbollahun, s’i merr parasysh thirrjet për armëpushim
27 shtator 2024
| 08:48
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë ushtrisë së vendit që të vazhdojë të luftojë me “forcë të plotë” kundër grupit të armatosur Hezbollah pavarësisht prej thirrjeve të ShBA-së dhe aleatëve të tjerë për armëpushim.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se të paktën 92 njerëz u vranë në sulmet ajrore izraelite të enjten, raporton BBC.
Hezbollahu ka konfirmuar se një sulm ajror në një ndërtesë apartamentesh në jug të Bejrutit vrau kreun e njësisë së tij të dronëve, Mohammad Surur.
Frika për një luftë të gjithanshme midis Izraelit dhe Hezbollahut është në kulm pas një përshkallëzimi dramatik të sulmeve izraelite në Liban që nga e hëna.