Izraeli godet me raketa kryeqytetin e Sirisë

20 janar 2024 | 11:14

Izraeli ka goditur me bombardime disa godina në Damask, kryeqytetin e Sirisë, ku mendohet se i vrarë ka mbetur një zyrtar i Gardës Revolucionare të Iranit, por nuk përjashtohet që të ketë edhe viktima të tjera nga ngjarja.

Sipas raportimeve nga mediat vendore në Siri, ka pasur shtëllunga tymi të ngritura në disa zona të qytetit.

Lajmin e ka konfirmuar po ashtu edhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, si edhe e ka raportuar transmetuesi kombëtar britanik BBC.

Në një video ende të paverifikuar, shihen shtëllunga të mëdha tymi të dala pas goditjes së disa ndërtesave, teksa ato janë shkatërruar nga goditjet izraelite.

E gjitha vjen në vazhdën e tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, që prej 7 tetorit 2023, ku militantët palestinezë kryen një sulm terrorist me mbi 1 mijë e 200 të vrarë në jug të Izraelit.

Nga ana tjetër, prej kundërpërgjigjes izraelite përmes bombardimeve, kanë mbetur të vrarë deri sot të paktën 25 mijë palestinezë dhe gjysma e tyre kanë qenë fëmijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 47 persona kanë vdekur deri më tani në…