Izraeli godet pozicionet e Hamasit në Gaza

28 gusht 2020 | 11:48

Ushtria izraelite ka treguar se avionët e saj luftarakë dhe tanket kanë shënjestruar  pozicionet e Hamasit herët mëngjesin e sotëm në Rripin e bllokuar të Gazës.

Në një postim në “Twitter” thuhet se ushtria sulmoi objektivat e Hamasit në Gaza në përgjigje të balonave me flakë të lëshuara nga palestinezët në Gaza përtej kufirit me Izraelin.

Sipas burimeve palestineze, avionët izraelitë goditën një pozicion dhe pikë vëzhgimi që i përkiste Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, krahut të armatosur të grupit palestinez të rezistencës Hamas, në Gaza dhe Rafah.

Ushtria izraelite pretendoi në “Twitter” se gjashtë raketa u shkrepën nga Gaza në Izrael.

Nuk raportohet për viktima apo të plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është shfaqur sërish shumë…