Izraeli godet selinë e inteligjencës së Hezbollahut në Liban
Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur objektet e inteligjencës dhe komunikimit të Hezbollahut në kryeqytetin libanez Bejrut gjatë ditës së sotme, sipas informacionit të dhënë nga ushtria izraelite.
IDF theksoi se objektivat përfshinin oficerë të inteligjencës, pajisjet e mbikëqyrjes, selinë dhe infrastrukturën tjetër.
Dëshmitarët raportuan të paktën tre shpërthime. Më herët, ushtria libaneze njoftoi se një ushtar u vra sot dhe një tjetër u plagos nga një sulm izraelit gjatë një operacioni të përbashkët shpëtimi në pjesën jugore të vendit me Kryqin e Kuq Libanez.
Ushtria dhe Kryqi i Kuq Libanez kryen një operacion shpëtimi në fshatin Taybeh dhe u shënjestruan nga një sulm izraelit, sipas një deklarate nga ushtria. Kryqi i Kuq Libanez konfirmoi nga ana e tij se katër nga shpëtimtarët e tij u plagosën.
Ndërkohë, Hezbollah tha sot se shpërtheu dy mjete për të kundërshtuar një përpjekje të re të forcave izraelite për të hyrë në Libanin jugor. “Organizata pro-iraniane aktivizoi pajisjet ndërsa forcat këmbësore të izraelit po përpiqeshin të depërtonin në qytetin Maroun al-Ras në Liban, afër kufirit”, sipas një deklarate nga Hezbollah.
Në një aksion tjetër, agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi se mbrojtja ajrore siriane ka kapur sot objektiva nga armiqtë mbi një zonë të hapur në perëndim të kryeqytetit Damask.