Izraeli i dhuron 70 karroca Handikosit
11 gusht 2022
| 08:59
Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion që po jepet për herë të dytë nga Izraeli.
Të pranishëm në ceremoni do të jenë edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ceremonia do të realizohet sot në Qendrën e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Veternik.