Izraeli ka vaksinuar mbi 1 milion persona deri tani, Franca vetëm 138
Izraeli ka vaksinuar deri tani më shumë se 1 milion persona, duke kryesuar mbi të gjitha vendet e botës sa i përket imunizimit ndaj koronavirusit.
Shifra u arrit me një ritëm prej 150 mijë vaksinash në ditë që prej 19 dhjetorit, që u jepen punonjësve të shëndetësisë, personave me sëmundje bashkëshoqëruese dhe atyre mbi 60 vjeç. Vendi nëshkroi një kontratë me kompaninë Pfizer/BioNTech që në fazat e para të pandemisë.
Sipas shifrave të “Our World Data”, Izraeli ka vaksinuar deri tani 11,5% të popullësisë, ndjekur nga Bahrejni me 3,49% dhe Mbretëria e Bashkuar me 1,47%.
Për krahasim, Franca kishte vaksinuar vetëm 138 persona deri në 30 dhjetor.
Brenda të njëjtës datë, Shtetet e Bashkuara kishin vaksinuar 2,78 milionë persona, edhe pse plani fillestar ishte që deri më fund të vitit 2020, të ishin vaksinuar 20 milionë persona.