Izraeli kërcënon Iranin pas sulmit ndaj anijes

03 gusht 2021 | 15:33

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se vendi i tij mund të veprojë vetëm kundër Iranit. Deklarata e tij ka ardhur pas reagimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Kryediplomati amerikan më herët ka thënë se parasheh një kundërpërgjigje kolektive ndaj sulmit të javës së kaluar kundër anijes së menaxhuar nga një kompani izraelite afër brigjeve të Omanit, shkruan “Reuters”.

“Po punojmë për ta grumbulluar botën, por njëkohësisht ne gjithashtu dimë të veprojmë vetëm”, ka thënë kryeministri izraelit të martën gjatë një vizite në kufirin verior të vendit.

Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e kanë fajësuar Iranin për këtë sulm, ndonëse Teherani e ka mohuar akuzën.

Dy anëtarë ekuipazhi, një britanik dhe një rumun janë vrarë javën e kaluar, kur një anije për transportimin e karburanteve, e menaxhuar nga kompania izraelite, “Zodiac Maritime” është sulmuar afër brigjeve të Omanit, njoftoi vetë kompania të premten.

Ndryshe, tensionet në Gjirin Persik janë rritur që nga vendosja e sanksioneve amerikane kundër Iranit më 2018 nga ish-presidenti Donald Trump, i cili gjithashtu e ka tërhequr vendin e tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, ka marrë gjithë…