Izraeli kërkon ndihmën e Egjiptit në hetimin e plotë të sulmit vdekjeprurës në kufi
04 qershor 2023
| 14:31
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të dielën e ka quajtur vrasjen e tre ushtarëve nga një anëtar i shërbimeve egjiptiane të sigurisë një sulm terrorist dhe ka kërkuar një hetim të plotë të përbashkët me Kajron.
Egjipti ka thënë se po punon me Izraelin për të hetuar incidentin që ndodhi të shtunën, raporton “Reuters”.
“Izraeli i transmetoi një mesazh të qartë qeverisë egjiptiane. Ne presim që hetimi i përbashkët do të jetë shterues dhe i plotë”, ka thënë Netanyahu.