Izraeli mban zgjedhjet e katërta parlamentare brenda dy vjetësh

23 mars 2021 | 11:26

Izraeli, sot, po mban zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e katërta që ky vend i mban në dy vjetët e fundit. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpreson se fakti që vendi tij prin në botë për vaksinimin kundër koronavirusit, do të jetë faktor i cili do ta nxjerrë atë nga epoka e mosmarrëveshjeve politike dhe do t’i sigurojë një shumicë të qëndrueshme në përbërjen e re parlamentare.

Por, Netanyahu, është një figurë polarizuese në Izrael, shkruan agjencia Reuters.

Për herë të parë, partitë nga i gjithë spektri politik, po garojnë për t’i dhënë fund udhëheqjes së tij. Netanyahu, 71 vjeç, po garon në këto zgjedhje nën hijen e akuzave për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Gjykimi i tij tashmë ka filluar dhe pritet të vazhdojë në muajin prill.

Për më shumë, ekonomia e Izraelit është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Opinioni ishte i zemëruar më mënyrën e trajtimit të pandemisë nga ana e Natanyahut, derisa nuk filluan vaksinimet në muajin dhjetor të vitit 2020.

Motoja e Netanyahut tash është “Një komb i vaksinuar”. Ai thotë se është lideri i vetëm që ka arritur të realizojë një fushatë kaq të shpejtë të vaksinimit. Netanyahu është lideri që ka shërbyer më së gjati në udhëheqje të Qeverisë izraelite.

Ai u ka bërë jehonë edhe vendosjes së raporteve diplomatike të Izraelit me vendet e Gjirit, Marokun dhe Sudanin, të gjitha marrëveshje këto të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara./rel/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq është rikthyer te përfaqësuesja e Suedisë pas thuajse…