![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/04/WhatsApp_Image_2024-04-14_at_07.08.00_1-640x400-1.jpeg)
Izraeli merr vendim nëse do ta sulmojë Iranin
Shefi i stafit të Forcave Izraelite të Mbrojtjes, Herzi Halevi, ka deklaruar se sulmi i Iranit gjatë fundjavës do të marrë kundërpërgjigje nga Izraeli.
Deklarata e Halevit është bërë vetëm pak minuta pasi përfundoi takimin kabineti izraelit i luftës. Në këtë takim është shqyrtuar mundësia e kundërpërgjigjes ndaj Teheranit që lëshoi më shumë se 300 raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“Lansimi i qindra raketave dhe dronëve në territorin e shtetit të Izraelit do të ketë kundërpërgjigje”, shtoi ai.
Ndërkaq, zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Kirby, ka deklaruar se Irani nuk ka paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë për kornizën kohore të nisjes së sulmit ndaj Izraelit.
Në një deklaratë për mediat, Kirby ka thënë se SHBA-ja ka shkëmbyer mesazhe me Iranin, por ka insistuar se asnjë mesazh nuk kishte lidhje me kohën apo cakun e sulmeve.