Izraeli nuk ndalet | Seri sulmesh ndaj Hezbollahut në Liban

29 qershor 2024 | 10:27

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka njoftuar se forcat e Netanyahut kanë përfunduar një seri sulmesh ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor. Gjithashtu Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha më herët se Izraeli nuk dëshiron të luftojë kundër Hezbollahut në Liban, por se ushtria izraelite është gati për një luftë.

““Ne nuk po kërkojmë luftë, por jemi gati për të. Në orët e fundit, avionët luftarakë sulmuan disa objektiva të Hezbollahut, duke përfshirë një vendndodhje ushtarake për organizatën në zonën Zabqin, dy lokacione infrastrukturore operacionale në zonën Khiam dhe një ndërtesë të Hezbollahut në zonën al-Adissa”, thuhet në deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Gjermanisë nuk ka arritur që të stërvitet në…