Izraeli nuk tërhiqet, Hamasi: Brenda 48 orëve presim armëpushim
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit vijon që të shkaktojnë “lumenj” gjaku. Shtatë palestinezë, duke përfshirë një burrë me aftësi të kufizuara, gruan e tij shtatzënë dhe vajzën e tyre tre vjeçare, u vranë sot nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës.
Sistemi kompleks i tuneleve nëntokësore në Gaza vijon që të jetë në shënjestër të forcave të armatosura izraelite, pasi Tel Avivi e konsideron një goditje të madhe në rrjetin e korridorit palestinez.
Deri më tani, ushtria izraelite pretendon se ka shkatërruar më shumë se 100 kilometra të rrjetit të tuneleve të quajtur nga palestinezët “Metro” që përdorej për lëvizjen e municioneve dhe njerëzve.
Sulmet sipas Izraelit do të ndihmojnë në uljen e konsiderueshme të aftësive operacionale të Hamasit. Kryeministri i Izraelit Netanyahu është shprehur i vendosur “që të vazhdojë operacionet në Gaza”.
Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se ai priste që Izraeli dhe Rripi i Gazës të arrijnë një marrëveshje “brenda dy ditëve të ardhshme” për një armëpushim për t’i dhënë fund armiqësive në ditën e dhjetë.
“Unë besoj se përpjekjet e vazhdueshme për një armëpushim do të kenë sukses”, tha zyrtari i lartë politik i Hamasit Moussa Abu Marjouk.
“Unë pres një armëpushim brenda dy ditëve të ardhshme dhe armëpushimi do të bazohet në marrëveshje të ndërsjellë” shtoi ai.
Numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i konfliktit më 10 maj midis Izraelit dhe Hamasit është 227.Abcnews.