Izraeli paralajmëron Europën: Do të jeni shënjestra e radhës nga terroristët e Hamasit

24 tetor 2023 | 20:55

Ndërsa në Rripin e Gazës vijojnë bombardimet prej ditësh, Izraeli ka dhënë paralajmërimin edhe për Europën. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha në OKB se Europa do të jetë objektivi i ardhshëm i Hamasit për t’u goditur. “Europa do t’i ketë terroristët te dera e saj”, tha ai.

Ndërkohë që sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së kundërshtoi rezolutën e Rusisë që bënte thirrje për armëpushim humanitar në Gaza Vetëm katër vende iu bashkuan Rusisë në votimin për rezolutën – Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mozambiku dhe Gaboni. Katër vende votuan kundër – Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Japonia. Gjashtë vendet e tjera abstenuan. Ata që votuan kundër ose abstenuan, theksuan mungesën e përmendjes së Hamasit dhe dështimin për të dënuar sulmin e 7 tetorit të grupit ndaj Izraelit.

Rezoluta e Rusisë, shprehte “shqetësim të madh” për përshkallëzimin e dhunës dhe përkeqësimin e situatës, veçanërisht referuar viktimave te shumta civile , duke nënvizuar nevojën që të dy popullatat të mbrohen. “Duke mos dënuar Hamasin, Rusia po mbulon një grup terrorist që brutalizon civilët e pafajshëm. Është hipokrite dhe e palogjikshme”, tha , përfaqësuesja e përhershme e SHBA në OKB.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja austriake për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, ka…