Izraeli paraqet sistemin më të fundit dhe më të avancuar raketor “Shigjeta”

19 nëntor 2023 | 08:16

Ministria izraelite e mbrojtjes publikoi pamjet që demonstrojnë atë që thotë se është sistemi më i fundit dhe më i avancuar i mbrojtjes raketore i quajtur “Arrow” apo “Shigjeta”.

Pamjet si duket tregojnë momentin e lansimit të raketave për të kapur me sukses një objektiv që lëviz drejt Izraelit mbi Detin e Kuq, transmeton Telegrafi.

Ushtria izraelite deklaroi të martën (14 nëntor) se kishte përdorur sistemin “Arrow” për të kapur një raketë në afërsi të Detit të Kuq pasi sirenat e sulmit ajror kishin rënë në qytetin port jugor të Eilat.

Siç raportohet, predha nuk kaloi në territorin izraelite dhe ushtria nuk tregoi se kush e kishte shkrepur atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me…