Izraeli po godet labirintin e fshehtë të tuneleve të Hamasit
Izraeliti thotë se po godet pjesë të një labirinti të fshehtë tunelesh të ndërtuara nën Rripin e Gazës nga Hamasi, derisa po vazhdon sulmet hakmarrëse ndaj grupit militant i cili nisi një sulm ndaj Izraelit me raketa si dhe me trupa tokësore në jug të Izraelit.
“Mendoni për Rripin e Gazës si një shtresë për civilët dhe më pas një shtresë tjetër për Hamasin. Ne po përpiqemi të arrijmë në atë shtresën e dytë që Hamasi ka ndërtuar”, tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një video të enjten, transmeton Telegrafi.
“Këta nuk janë bunkerë për civilët e Gazës. Janë vetëm për Hamasin dhe terroristët e tjerë në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të gjuajnë raketa kundër Izraelit, të planifikojnë operacione, të lëshojnë terroristë në Izrael”, thanë autoritetet izraelite.
Është shumë e vështirë të vlerësohet madhësia e rrjetit, të cilin Izraeli e ka quajtur si “Metro e Gazës”, sepse besohet se shtrihet nën një territor që është vetëm 41 kilometra i gjatë dhe 10 kilometra i gjerë.
Pas një konflikti në vitin 2021, IDF tha se kishte shkatërruar më shumë se 100 kilometra tunele në sulmet ajrore.
Ndërtimi i tunelit filloi në Gaza përpara se Izraeli të tërhiqte trupat dhe kolonët e tij në vitin 2005.
Por tunelet u rritën pasi Hamasi mori kontrollin e Rripit dy vjet më vonë, gjë që bëri që Izraeli dhe Egjipti të fillonin të kufizonin lëvizjen e mallrave dhe njerëzve brenda dhe jashtë për arsye sigurie.