Izraeli pranon vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran

24 dhjetor 2024 | 08:35

Izraeli ka konfirmuar për herë të parë vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran gjatë muajit korrik.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se Izraeli do të vazhdojë të godasë liderët e grupeve të mbështetura nga Irani, përfshirë Houthit në Jemen, që kanë sulmuar Izraelin me raketa dhe dronë.

Haniyeh, 62 vjeç, u vra në një ndërtesë në kryeqytetin iranian, në një sulm të atribuar Izraelit.

Pas vrasjes së tij, Hamas emëroi Yahya Sinwar si lider të përgjithshëm, por edhe ai u vra nga ushtria izraelite në Gaza në tetor.

BBC raporton se Izraeli ka konfirmuar gjithashtu vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në shtator në Bejrut, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se ka pasur përparime në bisedimet për armëpushim me Hamasin, por nuk dha një afat të saktë për arritjen e marrëveshjes.

Një zyrtar palestinez tha se bisedimet janë 90% të përfunduara, por mbeten disa çështje të pazgjidhura.

Në frontin tjetër, Houthit në Jemen kanë sulmuar anije dhe objektiva izraelite në Detin e Kuq, duke shkaktuar kundërsulme nga Izraeli, SHBA dhe Britania.

Izraeli ka goditur portet dhe infrastrukturën energjetike në kryeqytetin jemenas, Sanaa, duke paralajmëruar për goditje të tjera nëse sulmet vazhdojnë.

Ndërkohë, situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet, me organizata si Oxfam dhe Amnesty International që akuzojnë Izraelin për gjenocid dhe bllokadë të qëllimshme ndaj civilëve.

Izraeli i ka mohuar akuzat, duke i quajtur raportet “të pabaza” dhe “të shtrembëruara”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analfabetizmi në Kosovë sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave…