Izraeli prodhon pajisjen që parashikon tërmetet, ja kur del në treg (Video)
09 dhjetor 2019
| 15:56
Shqipëria është goditur nga dy termete të fuqishme brenda dy muajve, nga ai i 21 shtatorit me dëme materiale dhe tërmeti fatal i 26 nëntorit, i cili ka marrë jetën e mbi 5o personave në Durrës e Thumanë.
Tashmë pyetja që shtrojnë të gjithë me shqetësim është: A mund të rrezikohemi sërish nga tërmetet?
Sizmiologët kanë deklaruar shpesh se tërmetet nuk mund të parashikohen, ndërsa nga Izraeli vjen një lajm i mirë. Brenda vitit pritet të dalë në treg pajisja që sinjalizon tërmetet 8 deri në 12 orë para se të godasë. Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, në një intervistë ekskluzive për “Abc News”.