Izraeli publikon listën e të burgosurve që priten të lirohen sipas marrëveshjes
Izraeli ka publikuar listën e të burgosurve palestinezë, që pritet të lirohen në kuadër të marrëveshjes së arritur me Hamasin për lirimin e pengjeve.
Lista e postuar nga ministria izraelite e Drejtësisë, me gjasë përfshinë 300 të burgosur – 150 gra dhe fëmijë që Izraeli është pajtuar t’i lirojë, transmeton Telegrafi.
Në marrëveshjen e arritur gjatë natës, Hamasi pritet të lirojë 50 pengje në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë dhe një armëpushim katër-ditorë.
Marrëveshja gjithashtu nënkupton se Izraeli nuk do të lejohet të kryej mbikëqyrje ajrore në jug të Gazës gjatë pauzimit të luftimeve, dhe do të mund të kryej operacione të tilla për vetëm gjashtë orë në ditë në veri të Gazës gjatë kësaj periudhe të paraparë.
Ndërsa marrëveshja është arritur nga Izraeli dhe Hamasi, ka ende kohë që ajo të anulohet, pasi opinioni izraelit ka 24 orë për të bërë peticion kundër lirimit të planifikuar të të burgosurve palestinezë.