
Izraeli publikon pamje të tuneleve të Hamasit, zbulon armatim dhe municione
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë postuar imazhe dhe video në X, për të cilat thonë se tregojnë tunelet e Hamasit nën spitalet e Gazës. Izraeli kishte njoftuar se i kishte gjetur këto lokacione më herët.
“Brenda kompleksit të spitalit Shifa, u zbulua një tunel i Hamasit”, shkroi IDF në një deklaratë që shoqëronte një video, e cila, sipas tyre, tregonte hyrjen e një kalimi nëntokësor në mjediset e spitalit të qytetit të Gazës, transmeton Telegrafi.
IDF ndau gjithashtu fotografi nga ajo që ata thanë se ishte brenda “një tuneli tjetër” në spitalin kryesor të fëmijëve në Gaza, Al-Rantisi.
Në fillim të kësaj jave, IDF publikoi gjithashtu një video nga i njëjti spital duke njoftuar zbulimin e armëve dhe eksplozivëve që supozohet se u gjetën në atë qendër mjekësore.