Izraeli refuzon ofertën ruse për Sirinë
23 korrik 2018
| 21:20
Izraeli ka refuzuar ofertën ruse për të mbajtur forcat iraniane në Siri, të paktën 100 kilometra larg linjës së konfliktit të armatosur në Golan Heights, njofton Euronews.
Një zyrëtar izraelit i cili ka folur në kushte të anonimitetit, ka treguar se kjo bisedë është zhvilluar gjatë një takimi midis Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe një delegacioni të udhëhequr nga ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, transmeton Klan Kosova.
Zyrëtari izraelit ka treguar se gjatë takimit Netanyahu i ka thënë Lavrov-it se “ne nuk do t‘i lejojmë iranianët të vendosen qoftë edhe 100 kilometra largë kufirit”.