Izraeli rihap ekonominë, pasi vaksinoi gati 40 për qind të popullsisë
Izraeli, një vend që udhëhequr në vaksinimet për kokë banori, rihapi pjesën më të madhe të ekonomisë dielën.
Sipas medieve të huaja, vendi i Lindjes së Mesme ka vaksinuar gati 40 për qind të popullsisë së tij në pak më shumë se dy muaj.
Lehtësimi i kufizimeve vjen pas muajsh mbyllje dhe më pak se tre javë para zgjedhjeve të katërta parlamentare të vendit në vetëm dy vjet.
Siç raportohet, qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka miratuar lehtësimin e kufizimeve të shtunën në mbrëmje, duke përfshirë rihapjen e aeroportit kryesor ndërkombëtar për një numër të kufizuar të pasagjerëve që vijnë çdo ditë.
Baret dhe restorantet, sallat e ngjarjeve, ngjarjet sportive, hotelet dhe të gjitha shkollat fillore dhe të mesme mund të rihapen me disa kufizime në vend për numrin e njerëzve të pranishëm.
Ndryshe, Izraeli ka konfirmuar të paktën 800 000 raste të Covid-19 që nga fillimi i pandemisë dhe 5 861 vdekje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij shteti.