Izraeli synon t’i ndërtojë më shumë se 3 mijë shtëpi në Bregun Perëndimor
23 shkurt 2024
| 13:30
Izraeli planifikon të miratojë ndërtimin e më shumë se 3 mijë e 300 shtëpive të reja në Bregun Perëndimor, ka njoftuar qeveria izraelite.
Shtëpitë pritet të ndërtohen në zonat e vendbanimeve Maale Adumim, Efrat dhe Kedar, shkruan “Sky News”.
Në njoftim e qeverisë është bërë me dije se ndërtimi i ri është një përgjigje ndaj të shtënave pranë një postblloku izraelite në Bregun Perëndimor, ku një person u vra dhe pesë u plagosën.