Izraeli tërheq familjarët e stafit të ambasadës në Ukrainë

12 shkurt 2022 | 06:20

Qeveria izraelite të premten ka deklaruar se po evakuonte të afërmit e stafit në ambasadën e tyre në Kiev, duke përmendur “një përkeqësim të situatës” në një referencë të dukshme për krizën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme u kërkoi më tej izraelitëve që të shmangin udhëtimet në Ukrainë dhe ata atje që “të shmangin zonat e tensionit”.

Një gjë të tillë sot e bëri edhe ShBA-ja, e cila iu bëri thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Ukraina, raporton Reuters, transmeton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Burimi i të gjitha të kqijave të popullit…