Izraeli tërheq përfaqësuesit diplomatikë nga Türkiye
29 tetor 2023
| 08:59
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, njoftoi se ka dhënë udhëzim për kthimin e përfaqësuesve diplomatikë nga Türkiye, transmeton “Anadolu”.
Në një postim nga llogaria e tij X, Cohen iu ka referuar deklaratave të bëra nga Türkiye lidhur me sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës nën bllokadë.
“Unë kam udhëzuar përfaqësuesit diplomatikë (izraelitë) që të kthehen për t’i rishikuar marrëdhëniet midis Izraelit dhe Türkiyes”, deklaroi Cohen.