Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, shkon në 400 numri i të vrarëve

18 mars 2025 | 14:04

Më shumë se 400 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, raporton BBC.

Në një postim në Telegram, grupi thotë se disa viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Ndërkaq ushtria izraelite deklaroi se po godet “objektivat terroriste” në të gjithë Gazën pasi bisedimet për zgjatjen e armëpushimit dështuan.

Kjo është vala më e madhe e sulmeve që nga 19 janari, kur filloi armëpushimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Sali Bislimi ka thënë se lajmi për vdekjen bacës…