Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit
09 maj 2024
| 12:03
Vritet komandanti i forcave detare të Hamasit në qytetin e Gazës.
Komandanti thuhet se u vra në një sulm ajror të fundit në Rripin e Gazës, njoftuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
Ahmed Ali, sipas ushtrisë, ishte i përfshirë në avancimin e sulmeve kundër Izraelit dhe trupave në Rripin e Gazës, shkruan Sky News.
Në javët e fundit, Ali ishte përfshirë në sulme ndaj trupave të IDF-it që vepronin në korridorin ‘Netzarim’ të Gazës qendrore.
IDF thotë gjithashtu se vitet e fundit Aliu kishte menaxhuar projekte të ndryshme për forcat detare të Hamasit.