Izraeli vret një tjetër komandant të Hezbollahut
20 qershor 2024
| 20:27
Ushtria izraelite (IDF) deklaroi se kishte vrarë një tjetër komandant pro iranian të Hezbollahut në Libanin jugor.
Terroristi Fadel Ibrahim thuhet se është eliminuar nga një aeroplan izraelit në një sulm të saktë në zonën Deir Kifa të Libanit jugor.
”Ibrahimi ishte komandanti i operacioneve të Hezbollahut në zonën Xhuajja. Si pjesë e rolit të tij, Ibrahimi ishte përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve terroriste kundër Izraelit dhe komandimin e forcave tokësore të Hezbollahut në zonën Xhuajja”, theksoi ushtria izraeliane.
Hezbollahu konfirmoi vdekjen e tij dhe tha se ”në përgjigje të sulmit në Deir Kifa, milicia shiite qëlloi dhjetëra raketa në objektiva në Izraelin verior”.