Izraelit i kërkohet të mos i kundërpërgjigjet Iranit
Kryeministri britanik, Rishi Sunak në një fjalim në Parlament, i ka bërë thirrje Izraelit që të përmbahet dhe të mos i kundërpërgjigjet sulmit të Iranit, raporton BBC.
Teherani ka lansuar më shumë se 300 raketa dhe dronë në shenjë hakmarrjeje për bombardimin e konsullatës në Siri.
Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Franca dhe Jordania, i ndihmuan Izraelit në shkatërrimin e këtyre raketave dhe dronëve.
Sunak ka thënë se Irani ka shfaqur ngjyrat e tij të vërteta dhe se Britania do të bashkëpunojë me aleatët për të depërshkallzuar situatën.
Sunak ka insistuar se qeveria e tij është e përqendruar në arritjen e armëpushimit në Gaza.
Kabineti qeveritar i Izraelit dhe liderët opozitarë do të takohen në Tel Aviv për të vendosur nëse duhet kundërpërgjigjur ndaj Iranit.