Izraelit i teprojnë vaksinat anti-Covid, dilema është t’i falë apo t’i shesë

17 mars 2021 | 14:10

Mediumi gjerman “Zeit im Bild” ka raportuar se Izraeli në muajt e ardhshëm do të furnizohet me shumë doza të vaksinës kundër Covid-19.

Sipas këtij mediumi, Izraeli do të jetë në dilema që t’i fal apo t’i shesë këto vaksina.

“Shumë vaksina në Izrael: kaq shumë doza të vaksinës korona do të shpërndahen në Izrael në muajt e ardhshëm, sa që shumë prej tyre nuk do të jenë në gjendje të përdoren për vaksinim. Tani po i kushtohet vëmendje kalimit të dozave të mbetura vendeve të tjera”, ka shkruar “Zeit im Bild”.

Derisa Izraeli do të jetë në dilema se çfarë të bëjë me dozat e vaksinave që do t’i vinë, Kosova po e shikon mundësinë që të furnizohet nga ky shtet.

Vendi ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër Covid-19, andaj po shihet e nevojshme që të kërkohet ndihmë nga Izraeli për sigurimin e tyre.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministri i Shëndetësisë së Izraelit,Yuli Edelstein do të zhvillojnë sot një takim virtual, ku do të diskutojnë që Izraeli ta ndihmojë Kosovën që të sigurojë vaksinat anti-Covid.

Sipas njoftimit të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Izraeli ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë Kosovën për sigurimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dhënë përgjigje kërkesës së…