Izraelitët frikë nga Broja dhe Uzuni, shpresojnë që mos luajnë ndaj tyre
08 qershor 2022
| 12:39
Prezenca e Armando Brojës dhe Myrto Uzunit me ekipin kombëtar është lakuar edhe mediet izraelite. Gazetat izraelite i gëzohen faktit se Broja dhe Uzuni janë në dyshim.
Ato theksojnë se bëhet fjalë për një lojtar të Chelseat dhe që kërkohet nga shumë klube në Premier Ligë dhe një tjetër që luajti me Granadën në La Liga të Spanjës. Izraelitët shpresojnë që dyshja të mos jetë në fushë për ndeshjen ndaj kombëtares së tyre.
Broja-Uzuni në sulm shihen nga Izraeli si rreziku numër një, por ndoshta kanë harruar që kombëtarja shqiptare ka edhe lojtarë të tjerë cilësorë.