J. Cole zbulon se nuk ka votuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016

01 tetor 2018 | 16:28

J.Cole ka treguar sërish pse ai zgjodhi të mos votonte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, gjë që çoi në zgjedhjen e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara.

Reperi 33-vjeçar foli në një intervistë për “Billboard”.

“Jo nuk kam votuar”, ka thënë ai kur u pyet nëse ai votoi në vitin 2016. ‘Sepse Hillary Clinton nuk ishte dikush që më motivonte të votoja. “Nëse do të ishte Bernie Sanders, unë kisha votuar”, ka thënë J. Cole.

Ai gjithashtu ka zbuluar se pavarësisht entuziazmit të tij për kandidatin, nuk bëri fushatë për të: “sepse nuk më pëlqen të ngrijë zërin tim për një politikan në fund të ditës”, shpjegoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Salzburg të…