J.Lo sfilon për “Versace” fustanin që solli krijimin e Google Images

22 shtator 2019 | 13:40

Jennifer Lopez ka veshur mbrëmjen e djeshme në sfilatën e shtëpisë së modës “Versace” fustanin me të cilin parakaloi 19 vite më parë në tapetin e kuq të çmimeve “Grammy”. Lopez i la të gjithë gojë hapur kur u shfaq në pasarelë me fustanin ikonik të frymëzuar nga habitati i xhunglave.

Risjellim në vëmendje se kjo veshje çoi në shpikjen e Google Images. Ish-drejtori i Google, Eric Schmidt zbuloi se në vitin 2000 kishte aq shumë kërkime për foto të fustanit, saqë ishte e pamundur të mos frymëzohej për krijimin e saj.

https://youtu.be/HMFkCw-8p64

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna dhe Chris Brown janë cilësuar si një ndër çiftet…