Ja 10 bursistët për Shpresa Olimpike 2018
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka bërë përzgjedhjen e 10 sportistëve të rinj, që do të përfitojnë bursa si Shpresa Olimpike dhe Paraolimpike nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), bazuar në Rregulloren nr.03/2013.
Bordi u bazua në rezultatet e sportistëve të arritura gjatë vitit 2017 në vend dhe në arenën ndërkombëtare dhe sipas Rregullores nr. 03/2013 rekomandon MKRS-në për dhënie të bursave. Sportistët do të përfitojnë nga 150 euro në muaj, gjatë tërë vitit 2018.
Lista e sportistëve
1. Laura Fazliu (Xhudo)
2. Shpat Zekaj (Xhudo)
3. Yll Cenaj (Karate)
4. Drilon Syla (Mundje)
5. Shpejtim Bajoku (Boks)
6. Erdonis Maliqi (Boks)
7. Faton Shurdhaj (Skitari)
8. Leart Osmanaj (Atletikë)
9. Kreshnik Mahmuti (Pingpong)
10. Drenis Mala (Shigjetari)