Ja 300 anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar të PD, mungojnë Harxhi dhe Ristani
PD ka publikuar listën me 300 anëtarët fitues që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme.
Pjesë e listës nuk janë Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.
Kujtojmë se satuti i PD-së parashikon që automatikisht anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së zgjidhen ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryetarët e PD-së, që janë anëtarë të partisë në momentin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.
Gjithashtu automatikisht zgjidhen deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë, anëtarët e kolegjit të kryetarëve të partive në degë, kryetarët e bashkive, të këshillave të bashkive dhe qarkut, gjithmonë ata që janë nën siglën e PD-së.
300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD u zgjodhën nga votat e 5339 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, dje në Pallatin e Kongreseve. Këshilli i ri Kombëtar do të zgjedhë edhe lidershipin e ri në krye të Partisë Demokratike.
Bujar Nishani, Fatbardh Kadilli edhe Agron Shehaj janë automatikisht pjesë e Këshillit Kombëtar për shkak të statutit. Ndërkohë që jashte liste ka mbetur kandidatja për kreun e PD dhe kritikja e Bashës, Edit Harxhi.