BE-ja cakton datën e valës së re të zgjerimit
Bashkimi Evropian (BE) është duke përgatitur premtimin që viti 2025 të jetë afati i fundit kohor i valës tjetër të zgjerimit, që nënkupton pranimin e disa shteteve.
Por që mosmarrëveshjet për çështje të ndryshme në Ballkan thuhet se mund t’i mbajnë gjërat pezull, shkruan “Euobserver”.
“Partnerët e Ballkanit Perëndimor tash e kanë një dritare historike si mundësi. Për herë të parë, perspektiva e tyre e pranimit ka rastin më të mirë të kornizës kohore”, thuhet në tekstin e Komisionit Evropian që pritet të miratohet më 7 ose 14 shkurt.
“Me një vullnet të fort politik, shpërndarja e reformave reale dhe zgjidhja e qëndrueshme e mosmarrëveshjeve mes fqinjësh, Mali i Zi dhe Serbia do të duhej të ishin gati për anëtarësim më 2025-n”, thuhet në tekst sipas draftit që është zbuluar nga “Euobsever”.
Aty synohet që Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova do të duhet të përparojnë në rrugën e tyre evropiane apo sipas disa fjalëve në kllapa, që negociatat mes tyre duhet të përparojnë.
Ky shënim shënon ndryshim në tone, sa i përket kësaj çështjeje, pasi që kryetarit i komisionit, Jean-Claude Juncker kishte thënë në vitin 2014 që nuk do të ketë zgjerim të BE-së në të ardhmen e afërt.
Serbia dhe Mali i Zi kanë hapur bisedimet për pranim deri tash.
Shqipëria dhe Maqedonia janë duke shpresuar që këtë ta bëjnë më 2018-n, nëse maqedonët arrijnë që të zgjidhin çështjen e emrit me Greqinë.
Bosnja është duket pritur që të marrë statusin e ‘kandidatit, përderisa Kosova është duke shqyrtuar që formalisht të aplikojë për kandidat.
Letra e Komisionit Evropian vlerëson se mosmarrëveshjet lokale mund ta mbajnë pezull atë që quhet afat “Ambicioz”.
“BE-ja nuk mund dhe nuk do të importojë mosmarrëveshje bilaterale. Kjo është pse partnerët e Ballkanit Perëndimor janë të brengosur, duhet të zgjidhin problemet sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në draft.
Aty propozohet që çështjet e kufijve duhet të zgjidhen nga arbitrazhi ndërkombëtar, për shembull në Hagë dhe që ato vendime duhet të jenë “detyruese, përfundimtare dhe “plotësisht të respektueshme”.