Ja çfarë bisedojë presidentja me deputetin suedez
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim deputetin e Riksdag, Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Magnus Jacobsson.
Osmani dhe deputeti Jacobssoni kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, rrugëtimin euro-atlantik të vendit tonë dhe situatën gjeopolitike në Evropë.
Deputeti Jacobsson ka vlerësuar punën e presidentes Osmani në lartësimin e zërit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që shndërruan dhimbjen në forcë dhe mbesin figura shembullore të qëndresës.
Kurse presidentja Osmani ka falënderuar deputetin Jacobsson në angazhimin e tij për të avokuar për liberalizim e vizave dhe mbështetjen e tij për integrimin euroatlantik të Kosovës.
Në takim është biseduar edhe për zhvillimet në kontinentin evropian dhe luftën gjenocidale të Putinit ndaj popullit ukrainas.
Osmani ka thënë se hapat e ndërmarra nga institucionet tona për t’i bashkërenduar përpjekjet me aleatët, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë.
Presidentja gjithashtu ka përmendur agjendën destabilizuese të Serbisë kundër vendeve të rajonit si dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak, politik e ekonomik nga ana e tyre me Rusinë.