Ja çfarë do të ndodhë me “Whatsapp”-in më 12 nëntor
Që nga 12 nëntori “Whatsapp” do të fshijë disa nga mesazhet, fotot dhe videot të ruajtura. E gjitha kjo është pjesë e updatëve të ri. Deri më tani, “Whatsapp” kaloi të gjithë përmbajtjen në “Google Drive”, por ata nuk llogarisin ruajtjen e limitit.
Sipas “Google” sistemi i ri do të prekë të gjithë përdoruesit në 12 nëntor të 2018-ës. Është e këshillueshme për të shmangur çdo lloj humbje, rekomandohet që njerëzit manualisht t’i bëjnë back up “Whatsapp” përpara 12 nëntorit të 2018-ës.
Nëse ju nuk keni updetuar back-up-in e “Whatsapp” për më shumë se një vit.
Kjo do të thotë që çdo mesazh, foto e vjetër që ju keni mbajtur të sigurt në cloud do të zhduket përgjithmonë.
“Për shkak të marrëveshjes së re midis ‘Whatsapp’ dhe ‘Google’, backupet e “Whatsapp” nuk do të llogariten më për ruajtjen në Google Drive’”, shpjegoi “Google” në një email për përdoruesit.
Është surprizë e madhe që ky ndryshim do bëhet. Pas të gjithave “Google” po ofron hapësirë të limituar ruajtjeje në “WhatsApp” , që do të thotë se shumë përdorues do të përfitojnë nga kjo mundësi dhe shërbim.
Si te veproni
Hapni “WhatsApp”:
-Zgjidhni butonin “Menu”, “Settings”, “Chat” dhe klikoni mbi Backup.
-Ju mund të zgjidhni “Ruaj” për të krijuar një rezervë menjëherë.
-Gjithashtu mund të klikoni “Ruaj te Google Drive” dhe përzgjidhni frekuencën me të cilën dëshironi që kopjet rezervë të ruhen.
-Nëse nuk keni një llogari të “Google Drive”, shtypni “Shto llogari”.
Zgjidhni “Ruaj duke përdorur” për të zgjedhur llojin e rrjetit që dëshironi të përdorni për të ruajtur kopjet rezervë.
Ky ndryshim do të ndikojë vetëm në përdoruesit e Android, sepse “Whatsapp” tashmë ka një marrëveshje me “Apple”, i cili u lejon klientëve të saj të ruajnë bisedat dhe skedarët e tyre përmes iCloud./lexo.al/