Ja çfarë i ka dhuruar Adelina Ismailit burri i saj për 8 Mars
08 mars 2021
| 15:47
Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, tani e tutje do të vozisë një veturë të re të tipit “Renault”.
Veturën e ka pranuar dhuratë nga burri i saj, Vali. Fotografi të veturës së re, Adelina ka ndarë sot për 8 Mars. Njëherësh, ajo ka edhe një falënderim për partnerin e jetës, bashkëshortin Valin.
“Janë disa momente në jetë kur edhe super llafazanet mbyllin gojë. Ti e di që unë materialiste nuk jam as nuk kam qenë kurrë. Nuk e dalloj ‘Porche’ nga autobusi. Por është dedikimi yt e dashnia që sot e çdo ditë më bën të falënderoj Zotin që jam grua. Grua e jotja. Faleminderit që më bëre 8 marsin më të bukur në jetë. Të dua Val”, ka shkruar Adelina në rrjetet sociale.