Eksperimenti rus: Ja çfarë i ndodh njeriut nëse qëndron 30 ditë pa gjumë (Video)

09 maj 2019 | 15:39

Qeveria ruse, gjatë fundit të viteve 1940, kishte zgjedhur pesë burrat që ishin konsideruar si armiq të shtetit për të marrë pjesë në një eksperiment që ka përfshirë privimin nga gjumi.

Një gaz eksperimental në doza të vogla është përdorur për të eliminuar nevojën për gjumë të njerëzve.

Subjektet janë mbajtur në një mjedis të mbyllur në mënyrë që studiuesit të mos ekspozoheshin ndaj gazit ndërsa të burgosurit kishin vetëm mikrofona për të komunikuar me ta.

Personat e izoluar ishin të pajisur me libra, një tualet dhe ujë, ushqim të mjaftueshëm për një muaj dhe krevate portativë.

Në tri ditët e para, çdo gjë kishte shkuar mirë me të burgosurit. Në ditën e pestë ata nuk flisnin më, vetëm mund të pëshpëritnin në mikrofonat e tyre. Në ditën e dhjetë ata filluan të kishin shqetësime ekstreme.

Për tre orë rresht një prej të burgosurve vraponte dhe ulërinte në gjithë gjatësinë e dhomës. Zëri i tij kishte filluar gradualisht të dobësohej. Të tjerët nuk e kishin shoqëruar në çmendurinë e tij.

Eksperimentuesit kanë filluar të shqetësoheshin sepse nuk po dëgjonin asnjë zë nga brenda dhomës.

Në ditën e katërmbëdhjetë shkencëtarët kanë përdorur një truk për të marrë reagime, përcjell “syri.net”. Ata u kishin thënë t` burgosurve se do të liheshin të lirë vetëm se duhej të reagonin.

Ditën e pesëmbëdhjetë, eksperimentuesit kishin fikur gazin, ndërsa të burgosurit janë lutur që ta ndiznin sërish. Disa ushtarë ishin futur në dhomë dhe gjetën gjallë vetëm katër persona.

Të mbijetuarit kishin plagë të vetë shkaktuara. Dhuna ka pasur dhe një nga të burgosurit ishte vrarë nga një tjetër i plagosur.

Më pas konflikti ishte shtuar duke mbetur në fund një i burgosur. Një prej studiuesve ka qëlluar të burgosurin e fundit. Fjalët e tij ishin “pra.. afër… të.. lirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të projektit për bashkëpunim ndërkufitar “Tregu i qëndrueshëm…