Ja çfarë ka menduar Haliti kur ka thënë “të gjithë i kemi nga 2-3 milionë euro”

14 maj 2020 | 09:33

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, vitin e kaluar, në një studio televizive të Kosovës, pati thënë se “të gjithë i kanë nga 2-3 milionë euro”. E këtë deklaratë e ka sqaruar mbrëmë. “Nuk kam thënë se në konto i kemi 2-3 milionë euro. Unë kam një pasuri, ta quaj, nëse është pasuri, tokën që më ka lënë baba dhe shtëpinë dhe, me motra dhe vëllezër, i kemi nja 20 rroga në Zvicër”, është shprehur ai në KTV.

“Por, pasurinë e vlerësoj sa dua unë, ndoshta e vlerësoj 3 milionë, por ndokush ndoshta s’e blenë as për 200 mijë”, ka shtuar Haliti.

“Mendoj se ne kemi të gjithë prona. S’po them se i kemi të gjithë nga 2-3 milionë, por uroj që të mos ketë të papunë dhe të ketë kushte më të mira”, ka thënë Haliti.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk…