Ja çfarë pasojash la tërmeti që goditi Marokun, pamje shkatërruese
10 shtator 2023
| 09:30
Nga tërmeti shkatërrues, më i rëndi në 60 vitet e fundit, që të premten mbrëmë goditi Markon, kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona dhe 1 400 të tjerë janë në gjendje kritike.
Në anën tjetër, numri i të lënduar më lehtë shkon në mijëra, kurse shumë ndërtesa u shembën sikur të ishin të punuara nga letra, transmeton Telegrafi.
Tërmeti kishte fuqi shkatërruese prej 7.2 Rihter, duke detyruar banorët e atjeshëm të braktisin shtëpitë e tyre nga frika se ato mund të shemben.
Zyrtarët lokalë thonë se pjesa më e madhe e rasteve me vdekje janë në zonat malore, që edhe vështirë se mund të arrihet deri te ato për shkak të infrastrukturës së dobët.