Ja çfarë përmban rezoluta e LDK-së në lidhje me deportimin e gjashtë shtetasve turq
Grupi parlamentar i LDK-së në seancën e sotme të Kuvendit ka prezantuar rezolutën lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq, e cila përbëhet nga katër pika.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se më 29 mars kishte tejkalim të autorizimeve kushtetuese nga krerët e shtetit.
Ai ka paraqitur para deputetëve katër pikat e rezolutës:
“Kërkojmë rezolutë që drejtori i policisë, drejtori i AKI-së, kryeprokurori i shtetit, ministri i Brendshëm, ai i Jashtëm, ai i Drejtësisë të raportojnë brenda tri ditësh me shkrim për procedurat që janë ndjekur me këtë rast. Kërkojmë formimin e komisionit parlamentar për të zbardhur këtë rast. Përgjegjësit e këtij skandali të japin përgjegjësi sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Kuvendi i Kosovës kërkon nga institucionet e rendit që përgjegjësit e këtij skandali t’iu sigurohet e drejta për gjykim të drejtë dhe transparent, përfshirë edhe të drejtën e ankesës”, ka thënë Hoti.