Ja çfarë po ndodh me Bajram Jashanicën
19 tetor 2018
| 12:45
Bajram Jashanica u bë disa muaj që i mungon Skënderbeut dhe tifozëve. Dënimi dyvjeçar nga Komisioni i Dopingut në UEFA e ka detyruar që të qëndrojë jashtë fushave të blerta.
Gjithkush mund të ketë menduar që mbrojtësi po shijon pushimet, por e kundërta ndodh. Ai po vazhdon të stërvitet intensivisht, njësoj si pjesa tjetër e ekipit, me shpresën që vijnë lajme të mira nga KAS pas apelimit që i është bërë vendimit. Deri atëherë, kosovari do të vijojë të zhvillojë seancat stërvitore në Korçë, por për fatin e keq të Orges Shehit, nuk mund të llogarisë në asnjë ndeshje zyrtare, edhe pse forma e tij do të ishte një “armë” më shumë në mbrojtjen e kampionëve në fuqi të vendit. /PanoramaSport/