Ja çfarë pyetjesh të vështira ka pasur testi i arritshmerisë (Dokument)
Javën e kaluar në Kosovë është mbajtur testi i arritshmërisë për klasat e nënta.
Sipas nxënësve të cilët kanë marrë pjesë në testin e arritshmërisë, pyetjet kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe nuk kanë pasur fare të bëjmë me mësimet që i kanë mësuar gjatë viteve të kaluara.
Në redaksinë e gazetës “Epoka e re” kanë arritur disa pyetje nga testi i arritshmërisë, pavarësisht se fotografimi i tyre ka qenë i ndaluar.
Megjithatë, nxënësit kanë fotografuar disa pyetje edhe pse nuk është lejuar mbajtja e telefonave të mençur gjatë testit të arritshmërisë.
Për kureshtjen e lexuesve, “Epoka e re” sjell disa pyetjet nga këto teste, të cilat kanë qenë tepër të vështira.
Ndër pyetjet që për moshën e nxënësve kanë qenë të vështira janë pyetjet nga lënda e historisë dhe gjeografisë, ku ata është dashur që nëpërmjet fotografive – hartës bardh e zi ta gjejnë p.sh lumin se nëpër cilat shtete kalon ai.
Po ashtu, ka pasur edhe pyetje tjera të cilat në vazhdim mund t’i vlerësojnë lexuesit, por edhe ata që i kanë përpiluar ato.